Gjashtë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në shtetin amerikan të Uashingtonit, pas një përleshjeje.
Sipas policisë, pesë nxënës dhe një roje sigurie u transportuan në spital gjatë së enjtes. Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
I dyshuari për sulmin, një nxënës i Shkollës së Mesme “Foss”, është ndaluar nga policia. Ai gjithashtu ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.
Ndaj tij rëndojnë pesë akuza për sulm të shkallës së parë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Pas incidentit, drejtuesit e shkollës kanë njoftuar se institucioni do të qëndrojë i mbyllur përkohësisht. Sipas një njoftimi zyrtar në faqen e shkollës, mësimi pritet të rifillojë të hënën, më 4 maj, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe këshilltarë për të mbështetur nxënësit dhe stafin.
Lini një Përgjigje