
Ushtarët rus të cilët luftojnë në vijën e parë të frontit, kanë deklaruar se janë kërcënuar me vdekje pasi ata dëshironin të tërhiqeshin nga fronti i luftës.
Mësohet se ushtarët janë pjesë e grupit “Stuhia” që është nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes. Për dy javë jemi goditur nga mortaja dhe zjarri i artilerisë, thotë një ushtar i njësisë, i cili shton se 34 burra u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën, përfshirë komandantin. Fillimisht njësia kishte 161 burra. Kur vendosën të ktheheshin në seli, eprorët i ndaluan.
“Ata i vendosën trupat pas nesh si një pengesë dhe nuk na lanë të largoheshim nga pozicionet tona. Kërcënuan se do të na shkatërronin një nga një dhe njësinë në tërësi. Ata duan të na ekzekutojnë sepse jemi dëshmitarë të një lidershipi kriminal të pakujdesshëm”, u shprehën ata në një video të bërë publike në Telegram.
Një tjetër ushtar thotë hapur se “komandantët janë organizatë kriminale.” The Guardian thekson se është një nga shumë video të ngjashme që janë shfaqur që nga janari dhe kundërofensivës dimërore të Rusisë në vijën e frontit në Ukrainën lindore. Trupat ruse janë ende të rrënuara nga morali i ulët dhe keqmenaxhimi, raporton gazeta britanike.
Rusia nuk e mohon që incidente të tilla ekzistojnë, por, Vladimir Putin këmbëngul se ato nuk janë të natyrës masive.
Lini një Përgjigje