
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Kremlinit, Nikolai Patrushev ka paralajmëruar se Rusia ka armët për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nëse ekzistenca e saj kërcënohet.
"Politikanët amerikanë të bllokuar nga propaganda e tyre mbeten të sigurt se, në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë, Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të kryejnë një sulm parandalues raketor, pas të cilit Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përgjigjet. Kjo është marrëzi dritëshkurtër dhe shumë e rrezikshme. Rusia është e duruar dhe nuk frikëson askënd me avantazhin e saj ushtarak. Por ajo ka armë moderne unike të afta për të shkatërruar çdo kundërshtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në rast të një kërcënimi për ekzistencën e tij”, tha Patrushev.
Komentet nga zyrtari i lartë i Krmelinit vijnë në një moment kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë të larta, për shkak të deklaratave që bëri Putin se do të zhvendoste armë bërthamore në Bjellorusi.
Këto tensione kanë ngritur spektrin e një përballjeje bërthamore midis Moskës dhe Uashingtonit, diçka që Kremlini thotë se dëshiron ta shmangë.
Lini një Përgjigje