
Gjermania ka dorëzuar sot tanket Leopard të cilat ja kishte premtuara Ukrainës. Sipas medias gjermane Der Spiegel në Ukrainë kanë mbërritur ditën e sotme 18 tanke beteje Leopard 2. Gjithashtu në raport thuhet se rreth 40 automjete luftarake të këmbësorisë Marder janë dërguar në Ukrainë.
Kujtojmë se pavarësisht kërkesave nga ana e ukrainës për armë të modernizuara si tanket Leopard 2, Gjermania fillimisht nuk ishte dakord dhe kundërshtoi një veprim të tillë nga frika se mos përshkallëzohej konflikti me Rusinë.
Por në janar të këtij viti, qeveria gjermane njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me tanke Leopard 2, duke përmbushur më në fund kërkesën e vazhdueshme të Presidentit Zelensky.
Vendimi i Berlinit hapi rrugën për vendet e tjera për të rieksportuar disa nga tanket e tyre Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, si Polonia, Sllovakia, etj.
Lini një Përgjigje