TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2023, 18:37

Çështja Trump/ Mblidhet sërish Juria e madhe e Nju Jork-ut, nis seanca për dëgjimin e provave   

Shkruar nga Pamfleti

Çështja Trump/ Mblidhet sërish Juria e madhe e Nju Jork-ut, nis

Juria e madhe e Nju Jorkut që po heton çështjen e Donald Trump për ryshfetin e dhënë ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels është ri kthyer në punë të hënën dhe po dëgjon të tjera prova lidhur me rastin.

Megjithatë është ende e paqartë, se kur panelit i cili është mbledhur në një ndërtesë zyre shtetërore në Lower Manhattan, mund t'i kërkohet të votojë për një padi të mundshme penale për ish-presidentin.

Mbledhja e sotme ishte hera e parë që trupi gjykues dëgjoi dëshminë që nga e hëna e kaluar, një ditë përpara se Trump, në mënyrë të rreme, të këmbëngulte se ai duhej të arrestohej .

Ndërkohë, Trump e kaloi fundjavën duke denoncuar me furi hetimin në mediat sociale dhe me një tubim në Teksas, ku ju tha mbështetësve për arrestimin e tij. Por pavarësisht paralajmërimeve të Trump, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe një nga avokatët e tij pranoi të dielën se deklaratat e Trump për arrestimin e tij ishin thjesht spekulime të nxitura nga "thashethemet" .

Trump ka tërhequr gjithashtu zemërim nga kundërshtarët dhe disa kolegë republikanë për retorikën e tij "të pamatur" duke paralajmëruar "vdekje dhe shkatërrim" nëse ai akuzohet.

Juria po shqyrton një akuzë të rëndë për falsifikimin e të dhënave të biznesit kundër Trump, pasi ai dyshohet se u përpoq të fshehte një pagesë prej 130,000 dollarësh për Daniels, me të cilën ai ka mohuar të ketë pasur një lidhje.

 

trump nju jork prokuroria

Lini një Përgjigje