TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2023, 20:16

Tjetër sulm me armë në SHBA, një grua vret 6 persona në një shkollë në Tenesi

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër sulm me armë në SHBA, një grua vret 6 persona në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë nga një grua me armë zjarri në një shkollë fillore në Nashville, Tenesi , të hënën.

Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka lokalizuar agresoren, më pas oficerët e policisë mësohet se e qëlluan dhe vranë gruan e armatosur.

Gruaja mësohet se ishte e armatosur me dy armë automatikë dhe një pistoletë. Identiteti i saj ende nuk është bërë publik nga autoritetet.

Ajo hyri në shkollë nga një hyrje anësore dhe përshkoi rrugën e saj nga kati i parë në katin e dytë, duke qëlluar me breshëri. Tani dimë se janë vrarë tre nxënës si dhe tre të rritur brenda shkollës. Po punohet për identifikimin e këtyre viktimave. Si pasojë e këtij incidenti, përfshirë edhe sulmuesin, gjithsej shtatë persona u vranë”, tha  Don Aaron, një zëdhënës i policisë së Nashville.

Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në SHBA, pasi vetë për vitin 2023 deri më tani ka pasur 128-ta masive, sipas të dhënave nga  Arkivi i Dhunës me Armë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar zonja e Parë, Jill Biden e cila tha se fëmijët tanë meritojnë më shumë.

"Sapo mësuam për një tjetër të shtëna në Tenesi, në një shkollë. Dhe unë jam vërtet pa fjalë. Fëmijët tanë meritojnë më mirë, të gjithë ne të lutemi për viktimat në Nashville," tha zonja e parë.

 

 

shba sulm me armë shkollë

Lini një Përgjigje