
Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një konferencë të premten, tha se SHBA mirëpret lirimin e dy amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi.
Por Blinken tha gjithashtu se ka ende 10 amerikanë të tjerë që mbeten të humbur në këtë konflikt, teksa shtoi se ata janë mes rreth 200 të tjerëve nga vende të ndryshme që mbahen në Gaza, duke përfshirë burra, gra, të moshuar dhe fëmijë.

“Secili prej tyre duhet të lirohet”, tha Blinken.
Ai shtoi se"puna urgjente për të liruar çdo amerikan të vetëm, për të liruar të gjithë pengjet e tjera, vazhdon.
Kryediplomati amerikan tha se gjatë udhëtimit të tij të fundit në Izrael , ai u takua me të dashurit e qytetarëve amerikanë të kapur nga Hamasi. Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu "pati mundësinë të dëgjonte drejtpërdrejt nga familjet", tha ai.
"Ajo që ndava me familjet, siç bëri edhe presidenti, është se e gjithë qeveria e Shteteve të Bashkuara do të punojë çdo minutë të çdo dite për të siguruar lirimin e tyre, për të sjellë të dashurit e tyre në shtëpi. Ata kanë zotimin tim solemn – ata që vazhdojnë të kenë të dashurit e tyre peng nga Hamasi – se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai.
Lini një Përgjigje