TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2026, 13:50

Lavrov: Për Ballkanin do bashkëpunojmë me SHBA, Groenlanda nuk i përket Danimarkës

Shkruar nga Pamfleti
Lavrov: Për Ballkanin do bashkëpunojmë me SHBA, Groenlanda nuk i
Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka komentuar mbi mosmarrëveshjen SHBA-Evropë për të ardhmen e Groenlandës, duke vënë në pikëpyetje statusin aktual të ishullit si pjesë e Danimarkës.

“Groenlanda, në parim, nuk është pjesë natyrale e Danimarkës, apo jo? Nuk ishte as pjesë e Norvegjisë dhe as e Danimarkës. Është një pushtim kolonial. Fakti që banorët janë tani të mësuar me këtë dhe ndihen rehat është çështje tjetër”, u shpreh Lavrov.

Në vijim ai tha se Moska nuk kishte interes të ndërhynte në punët e Groenlandës dhe se Uashingtoni e dinte që Rusia nuk kishte plane për të marrë kontrollin, në kundërshtim me pretendimet e Donald Trump.

Por ministri i Jashtëm rus ka zgjedhur të thumbojë Mbretërinë e Bashkuar, e cila është ndër vendet që ka mbështetur më fort Ukrainën.

Sipas Lavrovit, Britania nuk ka pse ta quajë veten “e madhe”.

“Pa ofendim, por mendoj se duhet të quhet thjesht ‘Britani’. Sepse me ‘Britani të Madhe’, ky është i vetmi rast në histori kur një vend e quan veten ‘të madh’”, tha ai.

Rusia akuzon Londrën se po punon fuqishëm në prapaskenë për të minuar interesat e Moskës nëpër botë, ndërsa ka vendosur kufizime të stilit sovjetik ndaj diplomatëve britanikë.

Ndërsa përjashtoi mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje me liderët europianë, Lavrov u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me SHBA-në lidhur me Ballkanin, mbi atë që po ndodh në Bosnje, por edhe në vende të tjera

 

lavrov shba ballkani

Lini një Përgjigje