TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2026, 08:32

Kryevepër arkitekturore miliarda dollarë, zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte një ditë para arrestimit

Shkruar nga Pamfleti
Kryevepër arkitekturore miliarda dollarë, zbulohet rezidenca luksoze
Jeffrey Epstein

Jeffrey Epstein tentoi të blinte një pallat me vlerë shumë milionëshe në Marok një ditë para arrestimit të tij në vitin 2019, sipas dokumenteve të publikuara muajin e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

Siç shkruan BBC, Epstein e kishte ndjekur blerjen e pronës Bin Ennakhil që nga viti 2011, por mosmarrëveshjet me shitësin mbi çmimin dhe mënyrën e blerjes zgjatën për vite me radhë.

Pallati madhështor në lagjen luksoze Palmeraie të Marrakeshit është përshkruar si një kryevepër arkitekturore, ndërtuar nga 1 mijë e 300 mjeshtra dhe i zbukuruar me gdhendje e mozaikë.

Kryevepër arkitekturore miliarda dollarë, zbulohet rezidenca luksoze

Më 5 korrik 2019, një ditë para arrestimit, Epstein nënshkroi një transferim bankar prej 14.95 milionë dollarësh pas një marrëveshjeje për të blerë kompaninë offshore që zotëronte pronën për 18 milionë euro.

Sipas dokumenteve, ky transferim ishte transaksioni i fundit i madh financiar i Epstein-it, para arrestimit të tij në New York për akuzat e trafikimit seksual.

Kryevepër arkitekturore miliarda dollarë, zbulohet rezidenca luksoze

Tre ditë pas arrestimit, llogaritari i Epstein, Richard Kahn, anuloi transferimin dhe blerja nuk u finalizua kurrë.

Maroku nuk ka traktat ekstradimi me SHBA-të dhe mediat lokale kanë spekuluar se një nga motivet e Epstein mund të ketë qenë të strehohej në vend për të shmangur arrestimin, nëse do të ngriheshin akuza të reja.

Megjithatë, një ish-bashkëpunëtor i tij tha se transaksioni tregonte se Epstein as “nuk e kishte idenë” për arrestimin e afërt.

Epstein kishte lidhje me Marokun që nga fillimi i viteve 2000. Virginia Giuffre, një nga akuzueset e tij më të njohura, ka rrëfyer se kishte fluturuar në Tangier për të parë arredimin e disa pronave luksoze, me Epstein dhe Ghislaine Maxwell.

Kryevepër arkitekturore miliarda dollarë, zbulohet rezidenca luksoze

Në vitin 2002, Epstein mori pjesë në dasmën e Mbretit Mohammed të Marokut me Maxwell-in, i ftuar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Dokumentet tregojnë se Epstein e vizitoi shpesh Marokun nga 2012, duke qëndruar në Palmeraie, ku jetojnë shumë të pasur ndërkombëtarë, përfshirë Jabor al Thani nga familja mbretërore e Katarit, të cilin e quante “vëllai im arab”.

Bin Ennakhil dhe Kiss

E dashura afatgjatë e Epstein-it, Karyna Shuliak, udhëhoqi kërkimin për një pronë në Marrakech, me vizita dhe negociata të shumta të dokumentuara në email.

Marc Leon, partner i Kensington Luxury Properties, tha se Epstein ishte fokusuar te pallati Bin Ennakhil që në vitin 2011. Pronari, biznesmeni gjerman Gunter Kiss, e kishte vlerësuar pronën 55 milionë euro, por oferta e ulët e Epstein-it e fyeu dhe ai refuzoi të negocionte më tej.


Në vitin 2018, Epstein e vizitoi vetë pronën, ndërsa Shuliak bëri ofertat përfundimtare duke pretenduar se vepronte në emër të Leon Black, një mik miliarder i Epstein.

Në fund, u bë e qartë se Epstein ishte blerësi i vërtetë, dhe “Zoti Kiss” pranoi të vazhdonte negociatat.

Dokumentet tregojnë se Kensington Luxury Properties i propozoi Epstein-it një “strategji shitjeje dhe taksimi”, ku prona do të regjistrohej për 10 milionë euro, ndërsa transaksioni real për aksionet e kompanisë offshore do të ishte 20 milionë euro, duke ulur taksat e pagueshme në Marok.

Kompania mohoi se kishte ndonjë përpjekje të paligjshme për shmangie taksash, duke thënë se Epstein donte të regjistronte pronën në emrin e tij.

Në fund, Epstein vendosi ta blinte pronën vetëm përmes aksioneve të kompanisë offshore dhe ishte në proces të regjistrimit në Marok kur u arrestua në 2019.

jeffrey epstein - morocco rezidenca luksoze

Lini një Përgjigje