
Situata, e cila trazoi jo vetëm Rusinë por mbarë botën duket se ka tërhequr vëmendjen edhe të miliarderit, Elon Musk i cili ka luajtur një rol të madh në luftën e Ukrainës.
Duke ju referuar kryengritjes së grupit Wagner, Musk me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter” i ka dhënë një këshillë presidentit rus, Vladimir Putin, ku i sugjeron despotit që të mos i besojë askujt, madje as vetes.
Don’t even trust nobody pic.twitter.com/VHa1zVGI71
— Elon Musk (@elonmusk) June 24, 2023
Ai e shoqëroi këshillën e tij me një imazh ku kishte vendosur flamurin Rus dhe një burrë që i drejtonte armën shpëtimtarit të tij. Duke i kujtuar këtu Putinit se duikur e ndihmoi Prtigozhinin dhe sot ai i doli kundër.
Kujtojmë se Musk, përmes kompanisë së tij SpaceX, furnizon me internet Starlink Ukrainën. Starlink, i cili është një shërbim satelitor i aksesit në internet, u bë sistemi i vetëm i komunikimit të forcave ukrainase në terren, të cilën Musk e ofroi për shumë kohë pa pagesë.
Lini një Përgjigje