
Iluzioni i kontrollit të një diktatori shumë shpesh mund të shembet në kazanin e luftimeve veçanërisht nëse lufta kthehet në një konflikt të zgjatur dhe të përgjakshëm, siç ka ndodhur në Ukrainë...
Presidenti rus Vladimir Putin po mëson atë që shumë tiranë e kanë mësuar para tij: Kur lëshon qentë e luftës, ekziston rreziku që ata mund të kthehen për të të kafshuar.
Kur despoti rus dërgoi trupat e tij të marshonin për të marrë Kievin, ai kurrë nuk e imagjinonte që 16 muaj më vonë trupat e grupit mercenar të Wagnerit do të marshonin drejt Moskës.
Njësoj dhe Napoleoni kurrë nuk e imagjinonte se pushtimi i Rusisë do të çonte në mërgimin e tij dhe rivendosjen e monarkisë në Francë. Hitleri nuk e imagjinonte kurrë se pushtimi i Polonisë do të çonte në vetëvrasjen e tij dhe ndarjen e Gjermanisë. Sadam Huseini i Irakut nuk e kishte imagjinuar kurrë se pushtimi i Kuvajtit do të çonte, përfundimisht, në përmbysjen e regjimit të tij dhe vdekjen e tij.
Lufta është në thelb një biznes i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm, pasojat e së cilës nuk mund të parashikohen kurrë me qartësi dhe rrallë menaxhohen me sukses. Iluzioni i kontrollit të një diktatori shumë shpesh mund të shembet në kazanin e luftimeve veçanërisht nëse lufta kthehet në një konflikt të zgjatur dhe të përgjakshëm, siç ka ndodhur në Ukrainë.
Shumë analistë kanë supozuar se koha ishte në anën e Putinit në këtë luftë, sepse Rusia është shumë më e madhe se Ukraina dhe sepse Ukraina është kaq e varur nga mbështetja e. Por ne tani po shohim se koha mund të jetë në anën e Ukrainës në fund të fundit, sepse qeveria e saj u zgjodh në mënyrë demokratike dhe gëzon mbështetjen pothuajse unanime të popullit të saj, për të zhvilluar një luftë për mbrojtjen territoriale.
Nga krahu tjetër, regjimi kriminal i Putinit e ka detyruar popullin rus të nënshtrohet, por nuk ka besnikëri e dashuri ndaj tij. Ashtu si shumë diktatura, regjimi i Putinit rezulton të jetë më i brishtë se sa duket nga jashtë. Ai është mbështetur gjithmonë në aftësinë e tij në menaxhimin e qendrave konkurruese të pushtetit, duke vënë oligarkët dhe degët e ndryshme të qeverisë kundër njëri-tjetrit, në mënyrë që ai të ishte arbitri i fundit i vendimmarrjes. Ky model funksionoi për dy dekada, por po prishet mes presionit të një lufte të humbur që po shkatërron vendin dhe ushtrinë ruse.
Rasti më i pastër është ai i konfliktit mes ushtrisë ruse dhe Wagner-it. Teksa Prigozhin u bë më i fuqishëm, ai filloi të publikonte video me të cilat tallte ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjeneralin Valery Gerasimov, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, duke i cilësuar frikacakë dhe kriminelë.
Putini fillimisht nuk ndërhyri, sepse ndoshta imagjinonte se një rivalitet për të bërë përparim ushtarak në Ukrainë do të funksiononte në dobi të tij. Por ditët e sotme rivaliteti mes Wagner-it dhe Ministrisë së Mbrojtjes i doli jashtë kontrollit. Por me ndihmën e liderit Bjellorus ai arriti që të vendoste sërish qetësinë në vend.
Megjithatë, kriza e Wagner ka zbuluar paqëndrueshmërinë e fshehur të regjimit të Putinit dhe ka tronditur atmosferën e tij të pushtetit. Kjo mund të krijojë ende mundësi për një kundërofensivë ukrainase që, deri më tani, ka qenë vetëm në zhvillim e sipër. Nëse rusët shpërqendrohen nga përleshjet e brendshme, Ukraina mund të ketë mundësinë për të shënuar më shumë suksese në fushën e betejës dhe kjo nga ana tjetër mund të minojë më tej mbajtjen e Putinit në pushtet.
Por ajo që ndodhi sot ishte një mësim për të gjithë tiranët e ardhshëm që mund të mendojnë të nisin luftëra agresioni dhe Xi Jinping është një ndër ata që duhet t’i kushtoj vëmendje rastit./ Përshtati “Pamfleti nga “The Washington Post”
Lini një Përgjigje