
Kryengritja e dështuar e grupit Wagner duket se ka pasur edhe efekte pozitive. Së pari sa i takon popullaritetit të ushtrisë private dhe së dyti ka shërbyer për marketing.
Që pas kryengritjes është rritur kërkesa për të gjitha produktet e që mbajnë logon e grupit Wagner dhe rrjedhimisht çmimi i tyre është rritur.
Artikujt që mbajnë shenjat e grupit, një kafkë njeriu kundër një sfondi të zi dhe të kuq kanë marrë komente me pesë yje dhe mbështetje për mercenarët në internet.
Faqja elektronike Wildberries tregonte se një flamur me shenjat e Wagner-it kapi vlerën e 4.77 paund pas kryengritjes, duke u dyfishuar pothuajse krahasuar me çmimin 2.67 paund që shitje para 25 qershorit.
Çmimet për një bluzë të zezë që tregonte një luftëtar Wagner duke mbajtur një violinë u rrit nga 11.23 paund në 14.99 paund.
Në një “feedback” të një flamuri Wagner në Wildberries, një blerës, Vladimir, tha: "Kompania Ushtarake Private Wagner është më e mira. Fat i mirë për ju djema. Flamuri është i shkëlqyer."
Luftëtarët Wagner pas kryengritjes fituan tepër popullaritet dhe u përcollën me entuziazëm nga banorët në Rostov-on-Don të shtunën, kur morën kontrollin e qytetit për një kohë të shkurtër.
Lini një Përgjigje