TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2023, 17:46

Mike Pence vizitë në Ukrainë, i jep mbështetje Zelenskyt në përballjen me Putinin

Shkruar nga Pamfleti

Mike Pence vizitë në Ukrainë, i jep mbështetje Zelenskyt

Ish-zëvendëspresidenti Donald Trump, Mike Pence ka bërë sot një udhëtim surprizë në Ukrainë. Ai është kandidati i parë republikan që viziton Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, Pence takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij.

“Unë besoj se Amerika është lideri i botës së lirë. Por, duke ardhur këtu thjesht si një qytetar i thjeshtë, duke qenë në gjendje të shoh me të vërtetë heroizmin e ushtarëve ukrainas”, tha Pence.

Një nga këshilltarët e Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha për Pence se ai e kupton shumë mirë Rusinë dhe natyrën e këtij konflikti. Sipas tij nuk ka të bëjë me territore, as për asnjë biznes, as për asgjë përveç gjësë kryesore, ato vlera për të cilat u krijuan Shtetet e Bashkuara”.

zelensky ukraine vizite mike pence

Lini një Përgjigje