
Pas kryengritjes së grupit Wagner, duket se vdekjet misterioze të personave me pushtet në Rusi janë rikthyer. Këtë herë bëhet fjalë për zëvendëspresidenten e një banke ruse e cila ka vdekur në mënyrë misterioze pasi u ra nga dritarja e banesës së saj në Moskë.
Drejtuesja e Loko-Bank, Kristina Baikova, 28 vjeç, raportohet se ra nga dritarja e një apartamenti në bulevardin Khodynsky në rrethana ende të paqarta, raporton The Sun.

Sipas raportimeve Kristina ndodhej në banesën e saj në katin e njëmbëdhjetë me shokun e saj, 34-vjeçarin Andrei. Ai u tha autoriteteve se Kristina e ftoi për një pije, por në një moment, rreth orës 03:00 ajo doli në dritare dhe ra poshtë.
Ai menjëherë thirri një ambulancë por gruaja vdiq në vend nga plagët e marra, sipas mediave lokale. Ende nuk është e qartë se çfarë roli apo qëndrimi ka mbajtur 28-vjeçarja ndaj Putinit, por mësohet se ajo ka punuar në Bankën e Kredive të Moskës (MCB) përpara se të merrte rolin në Loko-Bank.
Ndërkohë që policia vendase ka njoftuar se ka nisur një hetim për rastin, me shumë mundësi përfundimi do të jetë si shumë të tjerë; personi kreu vetëvrasje ose ra nga pakujdesia.
Kjo pasi në një tjetër vdekje misterioze në Rusi, vitin e kaluar bosi i naftës Ravil Maganov vdiq pasi "ra nga dritarja e spitalit" . 64-vjeçari ishte kryetar i gjigantit rus të naftës Lukoil, një firmë që kritikoi hapur pushtimin e Putinit në Ukrainë. Ai vdiq pasi u rrëzua nga një dritare e katit të gjashtë në Spitalin Klinik Qendror në Moskë në shtator 2022.
Në prill, shefi i lartë i energjisë Igor Shkurko, 49 vjeç, u gjet i vdekur , duke shtuar numrin e vdekjeve misterioze të oligarkëve në vend. Trupi i nëndrejtorit të përgjithshëm të Yakutskenergo u zbulua në qelinë e tij në një qendër paraburgimi pasi u akuzua për marrje ryshfeti.
Dhe në maj, një ministër që besohet se ka dënuar privatisht pushtimin e Putinit, vdiq gjithashtu në rrethana misterioze. Petr Kucherenko, 46 vjeç, u sëmur papritur gjatë një fluturimi ndërsa kthehej në Moskë nga një udhëtim pune në Kubë më 20 maj.
Lini një Përgjigje