TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2023, 18:20

Dorëheqja e Tripras, reagon Mitsotakis: Vendim i pritshëm pas tre humbjeve të thella

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqja e Tripras, reagon Mitsotakis: Vendim i pritshëm pas tre

Kyeministri i Greqisë Mitsotakis ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të partisë SYRIZA-s, Alexis Tsipras, kundështari i tij në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën e kaluar.

Në një konferencë për mediat, Mitsotakis tha ky vendim pritej pas tre humbjeve dërrmuese në zgjedhjet kombëtare.

“Konsideroj se ishte një vendim i pritshëm pas tre humbjeve dërrmuese të SYRIZA-s dhe personalisht Alexis Tsipras në zgjedhjet kombëtare. Besoj se me dorëheqjen e Alexis Tsipras mbyllet një rreth. SYRIZA ishte një parti që vitet e fundit, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, u identifikua me toksicitetin, me fjalën përçarëse, por edhe me mosefikasitetin shurdhues, kur thirrej për të menaxhuar pasuritë e vendit. Partitë duhet të bashkojnë qytetarët dhe para së gjithash duhet të propozojnë zgjidhje realiste, me kosto efektive dhe të zbatueshme për problemet e qytetarëve. SYRIZA nuk e ndoqi kurrë këtë rrugë. Shpresoj ta gjejë, e uroj sinqerisht”, u shpreh ai.

Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit fitoi 40.5 % të votave, pothuajse 23 % më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza.

mitsotakis reagim tripras

Lini një Përgjigje