
Kryeministri polak Donald Tusk ka thumbuar kancelarin gjerman olfa Scholz për telefonatën e tij të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se nuk ka telefonatë që e zgjidh konfliktin në Ukrainë.
Sipas tij, diplomacia telefonike nuk mund të zëvendësojë mbështetjen reale për Ukrainën, teksa theksoi se veprimet e javëve të ardhshme do të jenë vendimtare për Europën.
"Askush nuk do ta ndalë Putinin me telefonata. Sulmi i mbrëmshëm, një nga më të mëdhenjtë në këtë luftë, ka dëshmuar se diplomacia telefonike nuk mund të zëvendësojë mbështetjen reale nga i gjithë Perëndimi për Ukrainën. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, jo vetëm për vetë luftën, por edhe për të ardhmen tonë", shkroi ai në X.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se dënoi "luftën e agresionit të Rusisë" gjatë bisedës të premten dhe i bëri thirrje Vladimir Putinit që ta përfundojë atë duke tërhequr trupat.
Ai gjithashtu mbrojti bisedën pasi u sulmua gjatë fundjavës dhe tha se ajo tregonte se sa pak ka ndryshuar në pikëpamjet e presidentit rus për luftën.
Lini një Përgjigje