
Zëdhënësi kryesor i Hezbollahut, Mohammed Afif ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit në qendër të Bejrutit.
“The Guardian” dhe “Associated Press” kanë konfirmuar lajmit.
Afif ishte në qendër të sulmeve pas përshkallëzimit ushtarak të Izraelit në shtator dhe pas vrasjes së liderit të vjetër të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili gjithashtu u vra në një sulm ajror izraelit.
Ushtria Libaneze njoftoi se një ushtar ishte vrarë, ndërsa tre mbetën të plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
“Armiku izraelit shënjestroi drejtpërdrejt një qendër ushtrie në Mari në zonën e Hasbaya, duke shkaktuar vdekjen e një prej ushtarëve dhe plagosjen e tre të tjerëve, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike”, tha ushtria në një deklaratë.
Avionët luftarakë izraelitë më herët goditën periferitë jugore të Bejrutit pasi ushtria paralajmëroi njerëzit të evakuoheshin nga disa ndërtesa. Grupi militant i Hezbollahut ka një prani të fortë në zonë, e njohur si Dahiyeh ndërsa sulmet erdhën pasi zyrtarët libanezë po shqyrtojnë një propozim armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA.
Lini një Përgjigje