Ushtria e presidentit rus Vladimir Putin ka lëshuar rreth 120 raketa dhe 90 dronë në një sulm ajror të kombinuar “masiv” ndaj infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Kyiv është ndër tre rajonet që vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike. Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko tha se Rusia po sulmonte objektet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën.
Në rajonin Volyn në veriperëndim të Ukrainës, zyrtarët thanë se infrastruktura energjetike kishte pësuar dëmtime, por nuk dhanë më shumë detaje.
Në Mykolaiv në jug, dy persona humbën jetën në sulmin me dron gjatë natës. Shpërthimet tronditën qytetin juglindor të Zaporizhia dhe portin e Odesës në Detin e Zi.
Për sulmin reagoi ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës. Ai tha se sulmi i Rusisë është “përgjigjja e vërtetë” e Vladimir Putin ndaj marrëdhënieve të fundit diplomatike të Moskës me vendet e huaja duke kritikuar kështu bisedën telefonike të bërë të premten mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit rus.
Polonia fqinje, vend anëtare i NATO-s, aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore si një masë paraprake sigurie për shkak të sulmeve ruse.
Rusia kreu për herë të fundit një sulm të përmasave të tilla në Kiev më 26 Gusht, kur ushtria ruse lëshoi më shumë se 200 dronë dhe raketa, ku humbën jetën shtatë persona.
Lini një Përgjigje