TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2023, 12:10

Kritiku i Putinit dënohet me 25 vite burg, Britania: I motivuar politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Kritiku i Putinit dënohet me 25 vite burg, Britania: I motivuar politikisht

Britania e Madhe e ka cilësuar dënimin me 25 vite burg të aktivistit të opozitës ruse, të motivuar politikisht dhe ka thirur ambasadorin rus.

Kara-Murza u dënua me 25 vite burg të hënën pasi dënoi publikisht luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Vladimir Kara-Murza denoncoi me guxim pushtimin rus të Ukrainës për atë që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së. Mungesa e angazhimit të Rusisë për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes, është alarmante”, tha sekretari i jashtëm britanik James.

Kara-Murza u arrestua fillimisht një vit më parë, disa orë pas një interviste me CNN në të cilën ai kritikoi “regjimin e vrasësve” të presidentit rus Vladimir Putin. Ai do të apelojë dënimin, tha avokati i tij për CNN të hënën.

 

kritik putin britani denim

Lini një Përgjigje