
Numri i emigrantëve që vdiqën mëngjesin e sotëm në Cutro ka shkuar në 60 pasi anija me të cilën po shkonin drejt Italisë u nda në dysh. Ndërkohë që mes viktimave të konfirmuara janë gjetur dhe 20 të mitur, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe.
Ndërsa mjekja Laura De Paoli ka rrëfyer për mediat italiane momentin kur mbërriti në vendngjarje dhe kishte parë kufoma që pluskonin mbi ujë kudo.
“Kur mbërritëm në vendin e përmbytjes së anijes, pamë kufoma që notonin kudo dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krahë një fëmijë. Fatkeqësisht, fëmija kishte vdekur. Të dy që mbajtën fëmijën mundëm t’i shpëtojmë. Ata ishin vëllai dhe daja i djalit. Ne u përpoqëm ta rikthenim, por mushkëritë e tij ishin plot me ujë. Ai ishte 7 vjeç”, tha mjekja, raporton Reuters.
Deri më tani janë shpëtuar 80 emigrantë. 21 prej tyre janë dërguar në spital ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në një qendër për azilkërkuesit.
Lini një Përgjigje