
Për herë të parë që kur dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike 30 vjet më parë, një ministër i jashtëm i Arabisë Saudite ka vizituar Ukrainën. Zyra e Presidentit, Volodymyr Zelensky publikoi një video të takimit të tij me Faisal bin Farhan Al Saud të dielën.
Arabia Saudite ka mbajtur një kurs neutral në konflikt, por vitin e kaluar ndërmjetësoi një shkëmbim të burgosurish, në të cilin dy shtetas amerikanë dhe pesë britanikë u liruan nga paraburgimi rus.
Ndërkohë që kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak e quajti takimin të suksesshëm në një mesazh në Telegram, ku tregoi se Arabia Saudite kishte dhuruar 400 milionë dollarë ndihmë për Kievin.
“Ukraina do të marrë ndihmë të vërtetë nga Arabia Saudite. Zyra presidenciale nënshkroi dy dokumente që zyrtarizojnë një paketë ndihme prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën: 100 milionë dollarë ndihmë humanitare dhe 300 milionë dollarë produkte nafte”, tha ai.
#VIDEO: Ukrainian President Volodymyr Zelensky receives #Saudi Foreign Minister Prince @FaisalbinFarhan in Kyiv pic.twitter.com/fjctLBBWsi
— Saudi Gazette (@Saudi_Gazette) February 26, 2023
Lini një Përgjigje