
Drejtori i CIA-s, William Burns, është shprehur se aleanca midis Rusisë dhe Iranit po ecën me ritme mjaft të shpejta, duke e quajtur miqësinë tepër shqetësuese.
Ai shtoi se Rusia është ofruar për të ndihmuar Iranin me programin e tyre raketor, në këmbim të dronëve dhe artilerisë për tanke.
"Po lëviz në ritëm mjaft të shpejtë në një drejtim shumë të rrezikshëm tani, në kuptimin që ne e dimë se iranianët tashmë kanë ofruar qindra dronë të armatosur për rusët, të cilët ata po i përdorin për të shkaktuar dhimbje mbi civilët ukrainas dhe civilët ukrainas. Ne e dimë se ata kanë ofruar municion për artileri dhe tanke gjithashtu. Nga ana tjetër ne kemi parë shenja se Rusia po propozon të ndihmojë iranianët në programin e tyre raketor", tha Burns.
Kjo lidhje shqetëson amerikanet, pasi bashkëpunimi dhe furnizimi i armëve nga Irani në Rusi i bënë shumë pak efektive sanksionet e Perëndimit. Gjithashtu ndihma e Rusisë ndaj Iranit, ngre tjetër problem në Lindje pasi kjo do të fuqizonte programin reaktorë të një vendi jo mik.
Lini një Përgjigje