
Ndryshe nga çfarë pritje, duket se ushtarët rus flasin me përbuzje për ushtarët e ardhur të Koresë së Veriut, të koduar "Batalioni K", që ndryshe ata ju referohen si “Kinezët e mut*t”.
Dërgimi i një batalioni me ushtarë nga Koreja e veriut në Rusi, për të ndihmuar trupat e Vladimir Putinit në luftën e Ukrainës fillimisht u pa si një lëvizje e frikshme nga Perëndimi. Por nga disa përgjime të marra nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës dhe të publikuara ditën e sotme, gjërat duket shumë më ndryshe nga se paraqiten.
Ndryshe nga çfarë pritje, duket se ushtarët rus flasin me përbuzje për ushtarët e ardhur të Koresë së Veriut, të koduar "Batalioni K", që ndryshe ata ju referohen si “Kinezët e mut*t”.
Në përgjimet e bëra publike nga inteligjenca ukrainase, ushtarët rusë dëgjohen duke ngritur shqetësime se si ushtarët e Koresë së Veriut do të komandohen dhe do të pajisen me municione dhe pajisje ushtarake.
Në të njëjtin ekstrakt, një ushtarak rus dëgjohet tek bisedon me një tjetër ushtar rus i cili është ngarkuar të takojë ushtarët Koreanë.
"Ai po qëndronte aty jashtë i habitur, pastaj erdhi këtu dhe më tha; ‘çfarë të bëjë me këto shkërdh*ta”, u shpreh një nga ushtarët rus të përgjuar!
Audioja u përgjua nga kanalet ruse të koduara të transmetimit natën e 23 tetorit, sipas Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës.
Analiza e Ukrainës e përgjimeve zbuloi se lëvizjet e trupave të Koresë së Veriut ishin planifikuar për mëngjesin e 24 tetorit, në zonën e kampit fushor Postoyalye Dvory në rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina nisi një inkursion të befasishëm në fillim të këtij viti.
Përgjimet zbulojnë gjithashtu planet për të pasur një përkthyes dhe tre oficerë të lartë për çdo 30 burra të Koresë së Veriut, gjë që ushtarët rusë dëgjohen në audio duke u ankuar.
-“E vetmja gjë që nuk e kuptoj është se duhet të ketë tre oficerë të lartë për 30 persona. Ku i marrim ato? Ne do të duhet t'i tërheqim ata", thotë një ushtarak rus.
-“Po ju them, nesër do të vijnë 77 komandantë batalioni, ka komandantë, zëvendëskomandantë e kështu me radhë,” thotë një ushtarak në një ekstrakt tjetër.
Audioja e përgjuar vjen pas një njoftimi të enjten nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës se një grup ushtarësh të Koresë së Veriut janë parë në rajonin Kursk të Rusisë, një zonë që kufizohet me Ukrainën dhe ka parë operacione ushtarake në vazhdim.
Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në Telegram, Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës tha se disa trupa të Koresë së Veriut, të cilët ishin trajnuar në lindjen e largët të Rusisë, kanë marrë rrugën për në rajonin perëndimor të Rusisë, ku Ukraina ka mbajtur një terren që nga fillimi i një inkursioni në gusht.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se ka marrë një raport mbi dislokimin e personelit ushtarak të Koresë së Veriut nga komandanti i përgjithshëm i Ukrainës.
“Sipas inteligjencës, më 27-28 tetor, Rusia do të vendosë trupat e saj të para të Koresë së Veriut në zonat e luftimit. Ky është një hap i qartë në përshkallëzimin e Rusisë që ka rëndësi, ndryshe nga të gjitha dezinformatat që qarkullojnë në Kazan këto ditë”, tha Zelensky, duke kritikuar samitin e BRICS të organizuar nga Presidenti rus Vladimir Putin këtë javë në qytetin jugperëndimor rus të Kazanit.
Kremlini fillimisht kishte hedhur poshtë akuzat për vendosjen e trupave të Koresë së Veriut, por të enjten në samitin e BRICS, Putin nuk e mohoi se Pheniani kishte dërguar ushtarë në vend.
“Përfshirja aktuale e Koresë së Veriut në luftime duhet të përballet jo me sy qorr dhe komente të ngatërruara, por me presion të prekshëm si mbi Moskën ashtu edhe Phenianin për të respektuar Kartën e OKB-së dhe për të ndëshkuar përshkallëzimin”, shtoi Zelensky./Përshtati "Pamfleti nga "CNN"
Lini një Përgjigje