
Marina meksikane ka konfiskuar të premten e 18 tetorit 8.3 tonë drogë në Oqeanin Paqësor, një sasi kjo rekord për drogën e kapur në det.
“Vlera e drogës së konfiskuar arrin në 134.5 milionë euro”, tha Marina në një deklaratë, pa specifikuar llojin e lëndës narkotike.
“Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm”, thuhet më tej në deklaratë.
Konfiskimi i drogës u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán, që ndodhet në bregun perëndimor të Meksikës.
Gjatë operacionit, Marina ndaloi gjashtë varka, pesë me motorë jashtë dhe një gjysmë zhytëse rreth 15 metra të gjatë, si dhe arrestoi 23 persona.
Për dekada, Meksika ka qenë një qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriut, një aktivitet që një numër kartelesh kanë luftuar për ta kontrolluar.
Shteti i Michoacan, në brigjet e të cilit ndodhi konfiskimi, është skena e konflikteve të pandërprera midis bandave kriminale, mes të cilave karteli i fuqishëm i “Gjeneratës së Re” të Jaliscos.
Meksika ka qenë për dekada një rrugë e trafikut të drogës në Shtetet e Bashkuara, gjë që ka ndezur mosmarrëveshje midis grupeve të ndryshme NARCO.
Presidentja e parë grua e vendit Claudia Sheinbaum, e cila mori detyrën më 1 tetor, përballet me një sfidë të madhe për të trajtuar kartelet e drogës dhe krimet e lidhura me to.
Ajo është zotuar se do t'i përmbahet strategjisë së paraardhësit të saj Andres Manuel Lopez Obrador "përqafime jo plumba" për përdorimin e politikës sociale për të trajtuar krimin në rrënjët e tij.
Në të gjithë Meksikën, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë zhdukur në një spirale dhune që kur qeveria vendosi ushtrinë për të luftuar trafikun e drogës në vitin 2006.
Lini një Përgjigje