TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2026, 19:27

Khamenei 'bëhet i gjallë', sfidon SHBA dhe Izraelin: Vrasësit nuk do të na ndalojnë!

Shkruar nga Pamfleti
Khamenei 'bëhet i gjallë', sfidon SHBA dhe Izraelin:
Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi suprem deklaron se presioni nuk do të ndalojë ambiciet ushtarake të Teheranit

Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar për herë të parë pasi Teherani refuzoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim 45 ditor me SHBA-në dhe Izraelin.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Khamenei shkroi se SHBA-të dhe Izraeli, të cilët i konsideroi vrasës, nuk mund ta ndalonin ushtrinë iraniane (duke nënkuptuar se ata s’mund ta ndalojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore apo të shtojë kapacitetet e raketave balistike).

"Vrasësit nuk do ta ndalojnë ushtrinë iraniane", ka shkruar udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në një postim në Telegram.

mojtaba khamenei irani izraeli lufta shba

Lini një Përgjigje