TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 17:21

Kërcënon Benyamin Netanyahu: Lindja e Mesme do të ndryshojë, nuk ka asnjë negociatë me Hamasin

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënon Benyamin Netanyahu: Lindja e Mesme do të ndryshojë,

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu ka informuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden se ndërhyrja në territorin e Gazës është e pashmangshme.

Duhet të hyjmë në Gaza. Nuk mund të negociojmë në këto momente”, raportohet që lideri izraelit t’i ketë thënë përmes telefonit kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili e pyeste në lidhje me fatin e të rrëmbyerve.

Sipas burimeve, presidenti amerikan, për asnjë moment nuk ka tentuar që ta ndalojë Netanyahun, por e ka paralajmëruar për kujdes në kufirin libanez.

Më herët, kryeministri Benyamin Netanyahu gjatë një takimi me zyrtarët e lartë lokal u shpreh se përgjigjja që Izraeli do t’i japë Hamasit, do të ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme.

Ai tha se përgjigjja e Izraelit ndaj një ofensive të paprecedentë dhe të shumëfishtë nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës do të "ndryshojë Lindjen e Mesme".

E di që keni kaluar gjëra të tmerrshme dhe të vështira. Ajo që do të kalojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme! Tashmë jemi në mes të fushatës dhe sapo e kemi nisur. Udhëheqja juaj është shumë e fortë në këto ditë të vështira, do të duhet kohë dhe kërkohet një qëndrim i fortë në ditët e vështira në vazhdim. Shteti do të kthejë çdo gur për t'ju ndihmuar të gjithëve" dhe shtoi se "ai po ju kërkon të qëndroni të fortë sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ju përqafoj ju dhe banorët, jemi të gjithë bashkë dhe do t'i mposhtim me forcë, me shumë forcë”, tha ai.

Lini një Përgjigje