TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 17:12

"I pashë në video", rrëfimi prekës i një babai: Gruaja dhe vajzat e mia u rrëmbyen nga terroristët e Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

"I pashë në video", rrëfimi prekës i një

Një baba i 2 fëmijëve ka rrëfyer momentin tragjik kur humbi kontaktet me gruan dhe vajzat e tij. Ai dyshon se njerëzit e tij të dashur janë marrë peng nga Hamasi.

Bashkëshortja e Yoni Asherit, Doron dhe fëmijët e tyre, 5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv, po qëndronin tek të afërmit afër kufirit me Gazën.

“Të shtunën, rreth orës 10:30 të mëngjesit, fola për herë të fundit në celular me gruan time. Ajo më tha se terroristët nga Hamasi kishin hyrë në shtëpi. Ata ishin në dhomë dhe më pas telefonata u shkëput”, tregon ai.

Frika e tij më e madhe u konfirmua më vonë atë ditë kur ai pa një video të njerëzve që ngarkoheshin në pjesën e pasme të një kamioni.

“Në video njoha gruan dhe dy vajzat e mia, dy vajzat e mia të vogla. Nuk e di se në çfarë kushtesh po mbahen ato, por ju e dini, situata po përkeqësohet shumë”, rrëfen Yon Asheri.

rrembim terroriste hamas rrefim

Lini një Përgjigje