TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 17:04

Zgjerohet fronti i luftës, Izraeli nis bombardimet në Liban

Shkruar nga Pamfleti

Zgjerohet fronti i luftës, Izraeli nis bombardimet në Liban

Forcat e Mbrojtjes izraelite thonë se janë duke kryer sulme brenda territorit libanez.

"Raporti fillestar - helikopterët e IDF janë aktualisht duke goditur në territorin libanez", thuhet në një deklaratë të lëshuar në Telegram. Edhe pse u tha se do jepen më vonë detaje, deri tani nuk ka.

Kjo vjen pas një sërë raportesh për përleshje në kufirin me Libanin. Megjithatë, grupi Hezbollah me bazë në Liban, i mbështetur nga Irani, tha se nuk kishte tentuar ndonjë inkursion. Dyshimet janë se shumë persona kanë hyrë në Izrael përmes Libanit.

800 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i inkursionit të armatosur të së shtunës nga luftëtarët e Hamasit, sipas një stacioni televiziv izraelit.

Televizioni Channel Kan raporton shifrën, e cila nuk është verifikuar nga burime zyrtare.

 

Lini një Përgjigje