
Ai deklaroi se nuk do të ketë trupa që do të shkojnë në Bejrut dhe çdo forcë që ishte në rrugën e tyre është kthyer tashmë...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të çdo sulmi izraelit ndaj Bejrutit, pas kërcënimeve serioze të Iranit që duket se kanë dhënë efekt.
Në një postim të sapobotuar në rrjetet sociale, Trump e përshkroi bisedën me Netanyahu-n si “shumë produktive”. Ai deklaroi se nuk do të ketë trupa që do të shkojnë në Bejrut dhe çdo forcë që ishte në rrugën e tyre është kthyer tashmë.
“Pata një telefonatë shumë produktive me Kryeministrin Bibi Netanyahu të Izraelit dhe nuk do të ketë trupa që do të shkojnë në Bejrut, dhe çdo trupë që është në rrugën e tyre, është kthyer tashmë. Po kështu, nëpërmjet përfaqësuesve të lartë, pata një telefonatë shumë të mirë me Hezbollahun dhe ata ranë dakord që të gjitha të shtënat do të ndalen - që Izraeli të mos i sulmojë ata dhe ata nuk do ta sulmojnë Izraelin”, shkroi Trump.
Ky zhvillim vjen pasi Irani përshkallëzo ndjeshëm qëndrimin e tij. Agjencia gjysmëzyrtare Tasnim raportoi se ekipi negociator iranian ka ndaluar plotësisht shkëmbimin e mesazheve me Shtetet e Bashkuara për shkak të sulmeve izraelite në Liban. Televizioni shtetëror iranian paralajmëroi se probabiliteti që armëpushimi me SHBA-në të përfundojë është shumë i lartë nëse sulmet ndaj Libanit vazhdojnë.
Autoritetet iraniane kishin paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime ushtarake kundër Izraelit verior nëse sulmet izraelite prekin Bejrutin. Këshilltari i udhëheqësit suprem Ali Khamenei, Mohsen Rezaei, deklaroi se “durimi i forcave të armatosura të Republikës Islamike ka kufijtë e tij” dhe theksoi se Ngushtica e Hormuzit mbetet nën kontrollin e Iranit, duke lënë të kuptohet mundësia e bllokimit të saj. Raporte iraniane folën edhe për hapa të mundshëm për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe Bab al-Mandeb.
Ndërhyrja e shpejtë e Presidentit Trump duket se ka arritur të ulë tensionin e menjëhershëm dhe të parandalojë një përshkallëzim të rrezikshëm që mund të përfshinte sulme të drejtpërdrejta iraniane dhe ndërprerje të trafikut detar global të naftës.
Vetëm pak minuta më pas Trump njoftoi me një tjetër postim në rrjetin social “Truthsocial” se bisedimet me Iranin kishin nisur dhe po zhvilloheshin me ritme të shpejta.
"Bisedimet po vazhdojnë, me një ritëm të shpejtë, me Republikën Islamike të Iranit. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje", shkroi Trump.
Gjëja e duhur. Presidenti Donald Tramp i pari President Amerikan që i vuri fre lobit sionist në SHBA.
Mos fol budallalleqe o qyp