TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Korrik 2025, 21:32

Katastrofa në Teksas, reagon ish-presidenti Bush: Zemërthyer nga humbja e jetëve

Shkruar nga Pamfleti

Katastrofa në Teksas, reagon ish-presidenti Bush: Zemërthyer nga

Ish-Presidenti George W. Bush ka reaguar lidhur me tragjedinë në Teksas, ku si pasojë e përmbytjes humbën jetën 70 persona dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Bush thotë se ai dhe gruaja e tij janë zemërthyer dhe të pikëlluar nga humbja e jetëve. Ai i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa vlerëson epiket që po ndihmojnë në gjetjen e të zhdukurve.

“Ata që kanë humbur fëmijët e tyre të çmuar po përballen me një pikëllim që asnjë prind nuk duhet ta dijë kurrë. Jemi mirënjohës ndaj ndihmësve të parë dhe vullnetarëve që po punojnë për të gjetur të zhdukurit dhe për të ngushëlluar të pikëlluarit në Kampin Mystic dhe përgjatë Guadalupe”, tha George W. Bush.

Ish-Zonja e Parë Laura Bush e cila dikur ishte këshilltare në Kampin Mystic.

Ndërsa ish-Presidenti Barack Obama tha në një deklaratë se ai dhe gruaja e tij, Michelle, “po luten për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur ose që presin lajme, veçanërisht prindërit”.

Lini një Përgjigje