TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Korrik 2025, 18:56

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave në SHBA, 70 të vdekur nga përmbytjet katastrofike

Shkruar nga Pamfleti

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave në SHBA, 70 të vdekur

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytja në Teksas. Mësohet se numri i të vdekurve në Teksasin Qendror ka shkuar në 70 persona, pasi ekipet e kërkimit gjetën trupa të tjerë. 

Vdekja e fundit është raportuar në Qarkun Williamson. Kujtojmë se më herët, u raportua për 59 viktima, ndërsa numri sa vjen edhe shtohet.

-59 persona janë vrarë në Qarkun Kerr, 38 të rritur dhe 21 fëmijë, ka konfirmuar Sherifi Larry Leitha.
-Katër vdekje janë konfirmuar në Qarkun Travis, tha gjykatësi i Qarkut Andy Brown.
-Dy persona u vranë në Qarkun Burnet, sipas një koordinatori të menaxhimit të emergjencave për qarkun.
-Dy persona janë vrarë në Qarkun Kendall, konfirmuan zyrtarët lokalë në një deklaratë.
-Një person është konfirmuar i vdekur në Qarkun Tom Green, ka konfirmuar Departamenti i Policisë së San Angelos.

Operacioni i kërkim-shpëtimit për të zhdukurit vazhdon në Teksas për të gjetur personat që rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet katastrofike.

Lini një Përgjigje