TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Korrik 2025, 18:14

Përmbytjet në Teksas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore: Tragjedi e paimagjinueshme

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Teksas, Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima, mes tyre edhe fëmijë.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump njoftoi se ka firmosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë së madhe për Kerr County, për të siguruar që forcat e emergjencës të kenë menjëherë burimet e nevojshme për të përballuar situatën.

“Sapo firmosa Deklaratën për Fatkeqësi të Madhe për Kerr County, Texas, për të siguruar që forcat tona të para të reagimit të kenë menjëherë burimet që u duhen. Këto familje po përballen me një tragjedi të paimagjinueshme, me shumë jetë të humbura dhe shumë persona ende të zhdukur”, shkruan Trump.

Trump thekoi se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ndodhej dje në terren së bashku me guvernatorin e Texas-it, Greg Abbott, i cili po punon për të ndihmuar qytetarët e shtetit të tij.

Trump falënderoi gjithashtu Rojës Bregdetare të SHBA dhe forcave lokale, të cilët kanë shpëtuar mbi 850 jetë njerëzish deri më tani.

“Zoti i bekoftë familjet! Zoti e bekoftë Texas-in!”, shkruan Trump në postimin e tij.

 

Lini një Përgjigje