TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Janar 2026, 18:54

Kaosi në Iran, Trump vë në pikëpyetje mbështetjen për djalin e Shahut

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Iran, Trump vë në pikëpyetje mbështetjen
Trump & Pahlavi

Në një intervistë ekskluzive për Reuters nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Reza Pahlavi, djali i fundit i Shahut të Iranit, “duket njeri shumë i mirë”, por vuri në pikëpyetje aftësinë e tij për të fituar mbështetje reale brenda Iranit.

“Duket shumë i sjellshëm, por nuk e di se si do pritej në vendin e vet. Nuk kemi arritur ende në atë pikë. Nëse populli iranian e pranon udhëheqjen e tij, për mua do ishte në rregull, por kjo është një çështje për ta”, tha Trump.

Kjo është një deklaratë më e kujdesshme nga Trump, i cili më herët kishte kërcënuar me mbështetje për protestuesit anti-regjim në Iran, por tani tregohet hezitues për të marrë një qëndrim të qartë pro monarkistëve. Reza Pahlavi, sot 65 vjeç, ka jetuar jashtë Iranit që përpara revolucionit islamik të vitit 1979, ku regjimi i ajatollahëve rrëzoi monarkinë.

Trump nuk përjashtoi mundësinë e rënies së regjimit klerikal në Teheran, por shtoi se “çdo regjim mund të bjerë. Nëse do ndodhë apo jo, mbetet për t’u parë, por do jetë një periudhë interesante”.

Edhe pse Pahlavi është bërë një zë i fortë i diasporës iraniane dhe ka mbështetje në qarqet e caktuara perëndimore, opozita iraniane është e përçarë mes grupeve të ndryshme, republikanë laikë, islamikë reformistë, dhe monarkistë, pa një strukturë të bashkuar apo prezencë efektive në terren brenda Iranit.

Kjo përçarje e bën të vështirë krijimin e një alternative serioze politike në rast të rënies së papritur të regjimit aktual, dhe për këtë arsye Trump shmang të mbajë anë në mënyrë të prerë.

reza pahlavi trump iran

Lini një Përgjigje