Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër cisternë nafte të lidhur me Venezuelën, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters, përpara takimit mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqëses së opozitës Maria Corina Machado.
Kjo ishte anija e gjashtë që Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar për transportimin e naftës venezueliane. Zyrtarët, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin, thanë se sekuestrimi u bë në Karaibe.
Komanda Jugore e SHBA-së konfirmoi operacionin, i cili u zhvillua para agimit, duke thënë se forcat amerikane e kapën tankerin motorik Veronica “pa incidente”.
Sipas deklaratës, anija po kryente një mision për të anashkaluar një bllokadë të urdhëruar nga Presidenti Trump, mbi anijet që i nënshtroheshin sanksioneve.
“E vetmja naftë që do të largohet nga Venezuela është ajo (eksporti) i së cilës koordinohet siç duhet dhe ligjërisht”, shtoi ai.
Anijet e sekuestruara deri më tani kanë qenë ato që janë sanksionuar nga Uashingtoni ose i përkisnin “flotës në hije” që fsheh origjinën e saj për të transportuar naftë nga vende të tilla si Irani, Rusia ose Venezuela.
Lini një Përgjigje