
Djali i zëdhënësit të presidentit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se ai ka shërbyer në konfliktin e armatosur kundër Ukrainës duke qenë pjesë e ushtrisë ruse.
Nikolai Peskov, 33 vjeç, është djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov i cili është një nga njerëzit më të besuar të Vladimir Putinit.
Ai i tha gazetës Komsomolskaya Pravda se kishte qenë pjesë e një artilerie në forcën mercenare Wagner, të drejtuar nga Yevgeny Prigozhin.
Peskov është një shembull i rrallë i një familjari të një zyrtari të lartë rus që merr pjesë në luftë, në vijën e parë të frontit. Megjithatë nuk është e mundur vërtetimi i kësaj deklarate të bërë nga djali i Peskov, pasi mund të jetë bërë për të motivuar rusët që të bëhen pjesë e fazës së dytë të rekrutimit.
Lini një Përgjigje