
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell u bëri thirrje marinave evropiane të patrullojnë ngushticën e diskutueshme të Tajvanit pasi ajo është e rëndësishëm për Evropën.
“Tajvani na shqetëson ekonomikisht, komercialisht dhe teknologjikisht. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje marinave evropiane të patrullojnë ngushticën e Tajvanit për të treguar përkushtimin e Evropës për lirinë e lundrimit në këtë zonë absolutisht vendimtare", tha Borrell në një artikull për të përjavshme franceze “Journal Du Dimanche”.
Dy javë më parë, Kina nisi tre ditë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar sulme të synuara dhe një bllokadë të ishullit në përgjigje të një takimi midis presidentit tajvanez, Tsai Ing-wen dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Kevin McCarthy.
Të martën, në një fjalim duke hapur një debat mbi Kinën në Parlamentin Evropian, ai tha se Tajvani është pjesë e perimetrit gjeostrategjik për të garantuar paqen.
“Nuk është vetëm për një arsye morale që një veprim kundër Tajvanit duhet domosdoshmërisht të refuzohet. Kjo është gjithashtu sepse do të ishte, në aspektin ekonomik, jashtëzakonisht serioz për ne, sepse Tajvani ka një rol strategjik në prodhimin e gjysmëpërçuesve më të avancuar", tha ai.
Komentet e Borrell vijnë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron në fillim të këtij muaji argumentoi se Evropa nuk duhet të jetë një "ndjekës" e Shteteve të Bashkuara në rast konflikti me Kinën për Tajvanin.
Komentet e Macron, të ardhura pas një vizite në Kinë, shkaktuan kritika nga disa politikanë si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe brenda Bashkimit Evropian. Kina pretendon Tajvanin si territorin e saj dhe është zotuar të vendosë ishullin nën kontrollin e saj një ditë.
Lini një Përgjigje