TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2023, 17:42

Sërish telashe për Donald Trump, ish-presidenti akuzohet për përdhunim

Shkruar nga Pamfleti

Sërish telashe për Donald Trump, ish-presidenti akuzohet për

Problemet për ish-presidentin, Donald Trump duket se nuk kanë të mbaruar, pasi një tjetër çështje ligjore është hapur ndaj tij. Këtë herë mësohet se ka të bëjë me një padi që e akuzon atë për përdhunim.

Sipas Associated Press, zgjedhja e jurisë është planifikuar të fillojë të martën për çështjen e ngritur nga E. Jean Carroll, e cila pretendon se Trump e përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së një dyqani luksoz në New York në vitet 1990. Trump, i cili nuk ka gjasa të marrë pjesë në gjyq, i quajti akuzat “një mashtrim të plotë”.

Carroll, e cila po kërkon dëme të paspecifikuara, po e paraqet rastin si një kërkim për përgjegjësi të frymëzuar nga lëvizja #MeToo.

Kam paditur jo vetëm për veten time, por për çdo grua në SHBA që është ngacmuar, sulmuar seksualisht dhe që nuk ka folur nga turpërimi ose pushimi nga puna”, tha Carroll.

Padia e vë nën vëzhgim historinë e skandaleve të Trump me gratë, ndërsa ai përpiqet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Trump akuzohet edhe për disa çështje të tjera si tentativa për manipulim të zgjedhjeve, fshehje e të ardhurave, evazion fiskal dhe për mësymjen famëkeqe në Capitol Hill.

trump akuza përdhunim

Lini një Përgjigje