TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2023, 15:23

Rusia dëbon 20 diplomatë gjermanë: Përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Rusia dëbon 20 diplomatë gjermanë: Përgjigje ndaj veprimeve

Rusia ka njoftuar dëbimin pa masë të më shumë se 20 diplomatëve gjermanë, pas largimit “masiv” që ju bë stafit të ambasadës ruse nga Berlini, duke e akuzuar këtë të fundit për shkatërrimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova i tha televizionit shtetëror Zvezda të shtunën se "më shumë se 20" diplomatë gjermanë do të duhet të largohen.

“Si përgjigje ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse ka vendosur të pasqyrojë vendimin dhe të dëbojë diplomatët gjermanë nga Rusia”, tha ministria e jashtme.

Deklarata e saj erdhi menjëherë pasi ministria denoncoi dëbimin masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani.

Moska gjithashtu do të kufizojë numrin maksimal të punonjësve në misionet diplomatike gjermane në vend dhe tha se ambasadori i Gjermanisë Geza Andreas von Geyr u njoftua për masat më 5 prill.

Në fillim të vitit të kaluar, Gjermania dëboi 40 diplomatë rusë për të cilët tha se përfaqësonin një kërcënim për sigurinë.

Gjermania për vite me radhë ka mbajtur lidhje të thella ekonomike me Moskën, veçanërisht në sektorin e energjisë ku është e varur nga gazi rus. Por që pas nisjes së pushtimit në Ukrainë, marrëdhënia e tyre është dëmtuar dukshëm.

rusia dëbon diplomatë gjerman

Lini një Përgjigje