TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2023, 15:52

Përshkallëzohet lufta e brendshme në Sudan, SHBA-ja dhe Britania evakuojnë diplomatët e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Përshkallëzohet lufta e brendshme në Sudan, SHBA-ja dhe Britania

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Sudani, pas një operacioni të shpejtë.

Më pak se 100 persona thuhet se u evakuuan herët të dielën, kur tre helikopterë Chinook u ulën pranë ambasadës amerikane për t'i mbledhur.

“Sot, me urdhrin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për të nxjerrë personelin e qeverisë amerikane nga Khartoum”, tha presidenti Biden në një deklaratë.

Gjithashtu kryeministri britanik, Rishi Sunak ka konfirmuar se diplomatët britanikë dhe familjet e tyre janë evakuuar nga Sudani në një operacion "kompleks dhe të shpejtë.

Sunak tha se puna po vazhdon për të garantuar sigurinë e shtetasve britanikë që mbeten në Sudan. Ndërsa të evakuuarit u dërguan në një aeroport jashtë Khartoum për të fluturuar jashtë vendit gjatë natës.

Edhe ministria franceze e punëve të jashtme njoftoi se po evakuonte gjithashtu shtetasit e saj dhe shtetasit e vendeve të tjera të BE-së dhe aleatëve.

Holanda, Turqia, Italia, Belgjika dhe Japonia gjithashtu thonë se kanë filluar operacionet për evakuimin e qytetarëve të tyre. Ndërkohë, ka raporte se lidhja e internetit është shembur pothuajse totalisht në Sudan, gjë që mund të pengojë seriozisht koordinimin e ndihmës për të bllokuarit në Khartoum dhe qytete të tjera.

Lufta për pushtet ka parë bombardime të rënda në kryeqytet, me qindra të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur.

sudan luftë evakuohen trupat diplomatike

Lini një Përgjigje