
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe homologu i tij amerikan, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, nuk planifikojnë të takohen në margjinat e takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që Lavrov kryeson këtë të hënë.
"Nuk ka plane të tilla. Në përgjithësi, ne nuk kemi një axhendë me amerikanët për diskutim në nivel ministror për momentin", tha të dielën zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Tensionet dhe grindjet diplomatike vazhdojnë të rriten midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për pushtimin e Ukrainës nga Moska. Rusia ka rritur retorikën e saj në një mosmarrëveshje diplomatike me Uashingtonin pas mosdhënies së vizave për gazetarët rusë për të udhëtuar në SHBA së bashku me Lavrov.
Media shtetërore ruse tregoi se Moska do të ndërmarrë hapa hakmarrës kundër gazetarëve amerikanë. Lidhur me këtë rast CNN ka kontaktuar me Departamentin e Shtetit të SHBA për koment, por nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkohë që ky veprim pritet të ketë një reagim që do të ndikojë edhe te gazetarët amerikan të cilët mund dhe duhet të punojnë në Moskë.
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë dyshim se gazetarët amerikanë do të përjetojnë shqetësim maksimal pas refuzimit të Uashingtonit për të lëshuar viza amerikane për grupin e gazetarëve rusë për të punuar në ngjarjet e OKB-së në Nju Jork”, tha një burim diplomatik, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Lini një Përgjigje