
Rusia ka kërcënuar se do të mbyllë marrëveshjen e drithit në Detin e Zi, e cila shihet si kritike për zgjidhjen e krizës botërore të urisë, nëse G7 ndalon eksportet e saj.
Një ndalim i tillë mund të vijë së shpejti si pjesë e grupit gjithnjë në zgjerim të sanksioneve që aleatët kanë vendosur kundër Moskës për luftën e saj në Ukrainë.
Prandaj ish-presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, la të kuptohej në një postim në Telegram të dielën se Rusia do t'i përgjigjej një ndalimi të ri të eksportit duke ndalur rrjedhën e "mallrave që janë më të ndjeshmet për G7".
“Kjo ide e idiotëve të G7-ës për një ndalim të plotë të eksporteve në vendin tonë është e mirë sepse nënkupton një ndalim përkatës të importeve nga vendi ynë, duke përfshirë kategoritë e mallrave që janë më të ndjeshmet për G7-ën”, tha Medvedev në një deklaratë në postimin në kanalin e tij në Telegram.
Pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje, ministrat e jashtëm të G7 "mbeten të përkushtuar për intensifikimin, koordinimin dhe zbatimin e plotë të sanksioneve kundër Rusisë", si dhe ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.
Kujtojmë se pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë çoi në një pezullim të dërgesave të drithërave në Detin e Zi dhe një krizë në tregun global të ushqimit.
Ukraina dhe Rusia, të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe Turqia, krijuan marrëveshjen e drithit në korrik 2022 për të garantuar kalim të sigurt për anijet që transportojnë drithë dhe fara vajore, disa nga eksportet më të rëndësishme të Ukrainës. Dërgesat herë janë ndalur me raste gjatë marrëveshjes, ku secila palë akuzon tjetrën për sabotim të operacionit herë pas here.
Lini një Përgjigje