
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se Irani është gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në për të ardhmen e programit të tij bërthamor.
Në një intervistë për gazetarin amerikan Tucker Carlson, Pezeshkian tha se infrastruktura bërthamore e vendit të tij ishte “dëmtuar rëndë” nga sulmet e SHBA-së.
Ai u shpreh se Irani mund t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me SHBA-në përmes dialogut, por besimi i tyre ndaj Trump do të ishte një problem pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.
“Unë besoj se ne mund t’i zgjidhim shumë lehtë mosmarrëveshjet dhe konfliktet tona me Shtetet e Bashkuara përmes dialogut dhe bisedimeve“, u shpreh presidenti iranian.
Pezeshkian akuzoi gjithashtu Izraelin se është përpjekur ta vrasë gjatë një takimi strategjik të zyrtarëve iranianë.
“Po, ata u përpoqën dhe vepruan në përputhje me rrethanat, por dështuan“, deklaroi ai në përgjigje të një pyetjeje nëse besonte se Izraeli ishte përpjekur ta vriste. Pezeshkian nuk dha detaje rreth atentatit.
Lini një Përgjigje