
Ish-drejtori i CIA-së, David Petreaus tha se Izraeli duhet të marrë kontrollin e Gazës pasi Hamas do të përdor mjete shpërthyese e do të bëjë kurthe të ndryshme që do të sjellin pasoja katastrofike.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se viktimat civile do të jenë të pashmangshme nëse do të luftohet në zona urbane.
“Mendoj se do ishte mirë nëse Izraeli do të shpallte planin postë konfliktit në mënyrë që duhet të marrë nën kontroll qeverisjen e Gazës. Kjo luftë ka marrë jetë njerëzish të pafajshëm
Kam frikë se Hamas do të përdorë mjete shpërthyese, do të ketë kurthe të ndryshme, do të shpërthejnë ura të ndryshme, do të ketë dhe persona që do të shpërthejnë veten e tyre për të vrarë izraelitë. Do të ketë raportime për civilë të vrarë dhe kjo është diçka e pashmangshme. Kjo është një luftë shumë më e vështirë me ato që jemi përballur më parë. O të ketë humbje të civilëve, është diçka e pashmangshme”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje