TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Nëntor 2023, 20:40

Izraeli përfundon rrethimin e Gazës, Netanyahu paralajmëron sulm agresiv ndaj Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli përfundon rrethimin e Gazës, Netanyahu paralajmëron sulm

Izraeli ka njoftuar se forcat tokësore kanë përfunduar rrethimin e qytetit të Gazës. Duket se tani do të nisë një sulm agresiv ndaj Hamasit.

"Ushtarët vazhdojnë të zhvillojnë luftime të egra kundër terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Aeroplanët dhe helikopterët luftarakë  sulmuan disa shtabe ushtarake të përdorura nga zyrtarë të lartë të Hamasit dhe, nën drejtimin e forcave në terren, shkatërruan me sukses një sërë infrastrukturash terroriste të vendosura në zonat civile dhe bazat ushtarake", njoftoi IDF.

Lidhur me sulmet reagoi edhe Benjamin Netanyahu, i cili takoi ushtarët izraelitë: “Ne jemi në kulmin e fushatës, tashmë kemi arritur suksese mbresëlënëse, tashmë jemi përtej hyrjeve të qytetit të Gazës dhe po ecim përpara. Kemi edhe humbje të dhimbshme, por siç më tha një nga luftëtarët 'asgjë nuk do të na ndalojë'. U bëj thirrje njerëzve që nuk janë të përfshirë të dalin dhe të shkojnë në jug, sepse ne nuk do të ndalemi së eliminuari terroristët e Hamasit”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje