
Mes thirrjeve në rritje për një armëpushim në Gaza, ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se palestinezët e ndodhur në Gaza janë në "rrezik të madh të gjenocidit".
Gati katër javë bombardime izraelite në Rripin e Gazës si hakmarrje ndaj sulmeve të armatosurve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor kanë vrarë më shumë se 9,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, thonë autoritetet shëndetësore të drejtuara nga Hamasi.
Izraeli pretendon se po synon Hamasin, jo civilët, dhe e akuzon grupin se i përdor ata si mburoja. Por grupi i ekspertëve, i përbërë nga shtatë raportues specialë të OKB-së, tha në një deklaratë je janë të bindur se populli palestinez është në rrezik të madh të gjenocidit.
“Ne kërkojmë një armëpushim humanitar për të siguruar që ndihma të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë për të. Gjykata Penale Ndërkombëtare e përkufizon krimin e gjenocidit si qëllim specifik për të shkatërruar tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar duke vrarë anëtarët e tij ose me mjete të tjera, duke përfshirë vendosjen e masave që synojnë parandalimin e lindjeve ose transferimin me forcë të fëmijëve nga një grup në tjetrin”, u shpreh grupi.
Misioni izraelit i OKB në Gjenevë tha se ishte duke përgatitur një përgjigje ndaj komenteve të ekspertëve.
Lini një Përgjigje