TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Nëntor 2023, 16:55

“Askush nuk na ndal dot”, Netanyahu njofton avancimin e trupave izraelite në thellësi të qytetit të Gazës

Shkruar nga Pamfleti

“Askush nuk na ndal dot”, Netanyahu njofton avancimin e trupave

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se trupat izraelite kanë përparuar në periferi të qytetit të Gazës dhe se presin ende përparime të mëtejshme.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Netanyahu tha se askush dhe asgjë s’mund ta ndalonte avancimin e trupave izraelite.

"Ne jemi në kulmin e betejës. Ne kemi pasur suksese mbresëlënëse dhe kemi kaluar periferi të qytetit të Gazës. Ne po përparojmë. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të ecim përpara. Ne do të avancojmë dhe do të fitojmë dhe do ta bëjmë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë", tha ai.

“Askush nuk na ndal dot”, Netanyahu njofton avancimin e trupave

Mjedisi urban shihet si një sfidë shumë më e madhe për ushtrinë sesa toka rurale që ata kanë mbuluar deri më tani. Kurthet besohet se qëndrojnë në pritë, ndërsa dyshohet se Hamasi do të ketë përgatitur pozicione snajperi dhe antitank. Gjithashtu ushtrisë izraelite do t'i duhet të përballet me një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, të cilat Hamasi tashmë i ka përdorur për të nisur sulme të befasishme kundër ushtarëve.

netanyahu izraeli gaza

Lini një Përgjigje