TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2026, 13:31

Iu prish motori gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente në mes të autostradës në SHBA (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Iu prish motori gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente në

Një avion i vogël realizoi një ulje emergjente në një autostradë në SHBA, pasi pësoi probleme me motorin gjatë fluturimit. Ngjarja ndodhi në Interstate 78, në zonën e Allentoën, ndërsa mjeti ajror po udhëtonte nga Neë Jersey drejt Indianës.

Piloti vendosi të ulej në rrugë për të shmangur rrezikun në ajër. Avioni kaloi mbi automjetet që lëviznin në autostradë dhe preku asfaltin pa shkaktuar aksident.

Në bord ndodheshin një pilot 65-vjeçar dhe një pasagjere 34-vjeçare. Të dy dolën pa lëndime. Nuk raportohet për persona të dëmtuar as mes drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në rrugë në momentin e uljes.

Gjatë manovrës, piloti përdori dy korsi të autostradës për të stabilizuar avionin. Mjeti u ndal pa dëmtime të dukshme dhe pa përfshirë automjete të tjera.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe siguruan zonën. Më pas, avioni u transportua drejt një aeroporti të afërt në Allentown.

Autoritetet amerikane të aviacionit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e defektit teknik.

 

 

Lini një Përgjigje