TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2026, 13:46

Ish-shefi i NATO-s: Me Trump po shohim fundin e botës, sulmi ndaj Groenlandës ka pasoja masive

Shkruar nga Pamfleti
Ish-shefi i NATO-s: Me Trump po shohim fundin e botës, sulmi ndaj
ish shefi i NATO-s, Anders Rasmussen

Një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do të sillte fundin e rendit botëror për ish shefi i NATO-s, Anders Rasmussen, i cili është njohur për gjuhën e kujdesshme, por këtë herë nuk ngurroi të reagonte ashpër ndaj Donad Trump.

Një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do të sillte fundin e rendit botëror për ish shefi i NATO-s, Anders  Rasmussen, i cili është njohur për gjuhën e kujdesshme, por këtë herë nuk ngurroi të reagonte ashpër ndaj Donad Trumpit.

“Do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim ne nëse SHBA do të pushtonte Grenlandën me force. Trump po përdor për Grenlandën një gjuhë të ngjashme me atë të “të fortëve” në Rusi dhe Kinë të cilët ai duhet të përpiqet t’i kontrollojë. Për mua, ka qenë një proces i dhimbshëm. Që nga fëmijëria, i kam konsideruar Shtetet e Bashkuara si udhëheqësin e natyrshem të botës së lirë. Madje kam folur për SHBA-në si policin e mirë të botës”, u shpreh ish shef i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen për Financial Times.

Rasmussen, i cili dërgoi dikur trupa daneze për të luftuar përkrah SHBA-së në Afganistan, insistoi se ndasitë në frontin perëndimor shkojnë në favor të Rusisë.

“Jam i sigurt që Moska shpreson që Grenlanda të bëhet ajsbergu që fundos NATO-n. Pra, e gjithë kjo shkon përtej Danimarkës dhe Groenlandës”, u shpreh ish shef i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sipas arsyetimit amerikan Groenlanda mund të mbrohet vetëm nëse do të ishte pjesë e SHBA-së, sepse europianët duken të dobët. Qeveria amerikane e justifikoi qëllimin e saj për aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja me nevojën për të shmangur një konflikt të mundshëm në rajonin e Arktikut.

Trump ka tronditur Evropën me retorikën e tij agresive ndaj aleatit të NATO-s, Danimarkës, duke këmbëngulur se duhet të marrë kontrollin e Groenlandës nga Kopenhaga dhe duke thënë se nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake për ta bërë këtë.

Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara vendosën këtë javë të krijojnë një grup pune të nivelit të lartë për të diskutuar nëse është e mundur një kompromis mbi të ardhmen e ishullit të madh arktik. Por pothuajse menjëherë shpërtheu një mosmarrëveshje mbi qëllimin e këtij grupi, pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi se grupi do të zhvillonte “bisedime teknike për blerjen e Groenlandës”, ndërsa Danimarka këmbënguli se “vija e kuqe” e saj është se Groenlanda nuk është në shitje.

Anders Fogh Rasmussen, i cili ishte kryeministër i Danimarkës nga viti 2001 deri në 2009 dhe më pas sekretar i përgjithshëm i NATO-s për pesë vjet, tha se Trump është i njohur për taktikat e shpërqendrimit.

“Jam realisht i shqetësuar që vëmendja e botës tani është përqendruar te diçka që nuk përbën kërcënim, as për Evropën dhe as për Shtetet e Bashkuara pra Groenlanda, një aleat miqësor i SHBA-së  në vend që të fokusohet te ajo që duhet të jetë pika kryesore tani: si ta detyrojmë Putinin të ulet në tryezën e negociatave për Ukrainën?” tha ai.

 Rasmussen më pas shton se përçarjet në Perëndim po shkojnë gjithnjë në favor të Rusisë.

“Përçarjet në Perëndim luajnë në favor të Rusisë. Jam i sigurt se Moska shpreson që Groenlanda të bëhet ajsbergu që fundos NATO-n. Kjo shkon përtej Danimarkës dhe Groenlandës… Pushtimi i Groenlandës do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim.”, tha ish shefi i NATO-s.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s sugjeroi që Danimarka t’i paraqesë Trumpit tre propozime konkrete.

Së pari, marrëveshja e mbrojtjes e vitit 1951, e cila i jep SHBA-së ndikim të madh mbi Groenlandën, duhet të “përditësohet dhe modernizohet” për të përcaktuar më qartë se ku Uashingtoni dhe NATO “mund dhe duhet” të krijojnë më shumë baza ushtarake.

Aktualisht, SHBA ka vetëm një bazë ushtarake në Groenlandë, me rreth 150 ushtarë, por gjatë Luftës së Ftohtë ajo kishte 17 instalime në ishull dhe më shumë se 10 mijë trupa.

Rasmussen shtoi se Danimarka duhet të propozojë gjithashtu një marrëveshje investimi për të tërhequr më shumë kapital amerikan në sektorin e mineraleve kritike në Groenlandë, si edhe një pakt për stabilitet dhe qëndrueshmëri “për të parandaluar ndikimin rus dhe kinez”.

me trump po shohim fundin e botës ish-shefi i nato-s

Lini një Përgjigje