TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2026, 12:55

Ish Sekretari i Shtetit: Sulmet në Iran janë të nevojshme, si bombardimet e NATO-s në Kosovë kundër Millosheviçit

Shkruar nga Pamfleti

Ish Sekretari i Shtetit: Sulmet në Iran janë të nevojshme, si

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Trump

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka publikuar një shkrim për luftën e SHBA-së me Iranin dhe synimin e Uashingtonit për dëmtimin e infrastrukturës jetike të vendit.

Pomepo në këtë shkrim të titulluar “Paqe përmes Forcës: Pse shënjestrimi i Makinerisë së Luftës së Iranit është i ligjshëm dhe i domosdoshëm”,  ka thënë se ata që janë të tronditur nga një gjë e tillë, duhet të rifreskojnë memorien e tyre dhe ka përmendur se sulme të tilla s’janë ndonjë largim radikal nga normat ndërkombëtare.

“Është një metodë e provuar, një metodë që ka përfunduar konfliktet dhe ka shpëtuar jetë.”, thekson Pomepo.

Ish-Sekretari Amerikan ka përmendur rastin e Kosovës në vitin 1999 dhe fushatën e bombardimeve kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Pompeo ka thënë se bombardimet e përkrahura nga shumë prej kritikëve të sotëm, kishin goditur rrjetin elektrik të Serbisë me qëllim të thyerjes së Sllobodan Millosheviqit.

“Gjatë fushatës së Kosovës në fund të viteve 1990, forcat e NATO-s të mbështetura me entuziazëm nga shumë prej kritikëve më të zëshëm të sotëm, goditën rrjetin elektrik në Beograd për të thyer komandën dhe kontrollin e Millosheviçit. Në Luftën e Dytë Botërore, ne nuk u kufizuam vetëm në tanke në vijën e frontit. Ne goditëm fabrikat e kushinetave me sfera në Schweinfurt dhe rafineritë e naftës që mbanin në punë makinën e luftës naziste, sepse kuptuam se nuk mund ta mposhtësh një agresor duke e lënë të paprekur zemrën e tij industriale”, ka shkruar Pomepo.

Sipas ish-Sekretarit, sulmet e fundit të kufizuara ndaj infrastrukturës iraniane, termocentraleve dhe urave, së bashku me kërcënimin për zgjerim të sulmeve, kanë shkaktuar në mënyrë të parashikueshme reagimin e ashpër të atyre që fajësojnë gjithmonë SHBA-në.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, thekson Pompeo, kur një objekt kontribuon në mënyrë efektive në veprimtarinë ushtarake, ai humbet statusin e tij të mbrojtur dhe bëhet një objektiv i ligjshëm ushtarak. 

ish sekreatari i shtetit kosova iran

Lini një Përgjigje