Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se lideri i ri suprem, Mojtaba Khamenei, është “plotësisht i shëndetshëm”, duke hedhur poshtë spekulimet për gjendjen e tij.
Sipas agjencisë shtetërore IRNA, zëdhënësi i ministrisë, Esmail Baghaei, tha se mungesa e tij në publik lidhet me “kushtet e luftës” dhe jo me probleme shëndetësore.
Dyshimet për gjendjen e Khamenei-t u shtuan pasi ai mori drejtimin politik dhe fetar të vendit, pas vrasjes së të atit. Që nga fillimi i konfliktit, ai nuk është shfaqur publikisht, ndërsa administrata e Donald Trump ka vlerësuar se ai mund të jetë i plagosur.
Më herët, në një mesazh të shkruar drejtuar liderit të Hezbollahut, Khamenei shprehu “mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Islamike ndaj rezistencës” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Lini një Përgjigje